E Diel, 1 Nëntor 2026

Mata: Shkarkimi i Di Matteos, shokues dhe befasues

Mesfushori i Chelseat, Juan Mata e pranon se ka mbetur i shokuar pas shkarkimit të Roberto Di Matteos. Futbollisti spanjoll thotë se kjo dëshmon se sa e vështirë dhe e padrejtë mund të jetë bota e futbollit.

Trajneri italian e fitoi Ligën e Kampionëve dhe FA Cup muaj më parë, por u shkarkua nga pronari Roman Abramovich më 21 nëntor, pasi ekipi i tij rrezikon të eliminohet nga Liga e Kampionëve.

“Roberto i fitoi dy trofe për vetëm nëntë muaj, gjë e cila është vështirë të arrihet, kështu që duhet t’i jemi mirënjohës punës së tij. Mirëpo, ai u shkarkua dhe kjo dëshmon se sa i vështirë dhe jo real që është futbolli. Vetëm gjashtë muaj më parë, ne ishim duke e festuar suksesin në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Mata në konferencë për shtyp.

Mata shtoi se 42 vjeçari i ka dhuruar klubit londinez kujtime të cilat fansat nuk do t’i harrojnë kurrë dhe që do t’i jenë atij falënderues përgjithmonë. Chelsea e nisi sezonin 2012-13 në mënyrë fantastike, duke i fituar shtatë nga tetë ndeshjet e para të Premierligës, por më pas pati një rënie drastike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›