E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biasi: Jam një italian i shqiptarizuar

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biasi, në miqësoren me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në mes një ekipi shqiptar përballë skuadrës evropiane, ka mbajtur postin e trajnerit të skuadrës shqiptare.

Në këtë miqësore të organizuar nga ambasadori Etore Sequie për ekipin shqiptar luanin artis, sportist e politikanë.

De Biasi pas ndeshjes tha se ishte një ndeshje e veçantë për Shqipërinë. Ai thotë se tashmë Shqipëria është pjesë e jetës së tij. Ai thotë se është një italian i shqiptarizuar.

“Të gjithë luajtëm për t’u ndierë të gjithë mirë për këtë vit të veçantë për Shqipërinë. Ishte një ndeshje e organizuar nga ambasadori Etore Sequie, i cili deshi të festonte 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në këtë mënyrë. Ishte gjëja më e bukur, pasi u mblodhën jo vetëm shqiptarët, por të gjithë njerëzit që e ndiejnë se duhet festuar kjo ditë, pra dhe ata të huaj nga çdo komb i Evropës”, ka thënë De Biasi.

“Sigurisht që Shqipëria është pjesë e jetës sime dhe e zgjedhjeve të mia. Rezultati i ndeshjes vlen, por më shumë vlen për krijimin e bazave për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë. Unë jam një italian i shqiptarizuar, ndaj kjo më kënaq më shumë dhe dua që të vazhdoj dhe në ekipin kombëtar në mënyrë të tillë, pra me fitore dhe ecje përpara”, tha tekniku italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›