E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet Luiz Adriano

Mungesa e ‘fair-play’ i ka kushtuar me një ndeshje mos lojë Luiz Adrianos. Futbollisti i Shakhtar Donetskut me këtë rast do të mungojë në ndeshjen fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Ukrainë, ndaj Juventusit.

Sulmuesi brazilian, në takimin me Nordsjaellandin kishte shënuar gol derisa kundërshtarët u ndalën pasi një bashkëlojtar i tij po ia dërgonte topin kundërshtarëve.

Adriano u dënua në bazë të artikullit 5 të UEFA-s, për mungesë korrektësie. Goli i tij është quajtur ‘goli i turpit’. Sidoqoftë, Shakhtari e ka siguruar kualifikimin për të tetën e finales dhe mungesa e tij nuk do të ndihet shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›