E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, serish lojtari me i mire

Lorik Cana eshte shpallur “Lojtari me i Mire” pas sondazhit te zakonshem qe faqja e Sanderlendit organizon pas do ndeshjeje qe luan skuadra.
Edhe per takimin e luajtur ne FA Cup kunder Portsmuthit, kapiteni i “maceve te zeza” ka marre me shume vota nga tifozet, te cilet e kane vleresuar per lojen e tij luftarake ne mesin e fushes. Pas paraqitjes ne takimin ku Sanderlendi humbi 2-1, Cana grumbulloi 36.9 per qind te preferencave, duke u renditur perpara sulmuesit Darren Bent (34.5%), i cili ishte autori i golit te vetem ne “Fraton Park”. Pas votimit per ndeshjen e dates 23 janar, Cana e ka rritur diferencen nga shoket e skuadres ne anketen “Lojtari me i Mire”. Ne 26 ndeshje qe skuadra e Stiv Brus ka zhvilluar ne kampionat dhe kupa, mesfushori kuqezi ka triumfuar plot 12 here.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›