E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhimbja e kapitenit

Kapiteni Steven Gerrard ka treguar për dhimbjen e sezonit dëshpërues të Liverpoolit. Barazimi 0-0 në Wolverhampton, të martën, e la Liverpoolin në rrezik të bjerë në pozitën e tetë në Premierligë. Moskualifikimi për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve do të ishte katastrofal dhe do të krijonte dyshime rreth të ardhmes së yllit spanjoll, Fernando Torres. Gerrard, i cili këtë javë u kthye nga lëndimi ishte i pafuqishëm t’i ndihmojë ekipit të lehtësojë problemet.

“Shumë prej nesh jemi të lënduar kur shohim se mund të zbresim në pozitën e tetë dhe mësoni shumë nga situata të tilla dhe kohë të vështira. Ne kemi hyrë në ndeshje në kërkim të fitores, por ishte takim i vështirë. Synimi ishte të fitojmë me mund 1-0. Të gjithë e dinë se ekipi është duke kaluar në periudhë të vështirë dhe kjo ka ndikuar besimin tonë”, tha Gerrard, për tabloidin anglez “The Sun”.

Në kohën kur titujt duken objektiv i vështirë, Gerrard është ngushëlluar nga fakti se ekipi tregoi shpirt luftarak, nëse asgjë tjetër. “Besojmë se mund ta kalojmë këtë situatë. Na presin disa ndeshje në shtëpi dhe nëse marrim pikë maksimale, do të jemi më afër pozitës ku duam të jemi. Ekipi ka treguar karakter dhe si kapiten kjo më jep besim të madh”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›