Cana shkelqen dhe e nis mbare si kapiten i Sanderlendit
Lorik Cana ishte serish i papermbajtshem ne ndeshjen e djeshme te Sanderlendit. Mesfushori mbajti peshen kryesore ne mesfushe dhe zhvilloi takimin e tij te pare si kapiten i skuadres se Premier Liges. Gjate javes se fundit, kur lojtari ishte i grumbulluar ne Tirane, per ndeshjen e kombetares, me Danimarken, trajneri i Sanderlendit vendosi qe Cana te behej me tutje kapiten i ekipit te Sanderlendit. Ne ndeshjen e djeshme ndja Hull, mesfushori mbajti rolin e liderit ne fushe dhe inauguroi mjaft mire, me nje fitore te thelle, 4-1. Sanderlendi dominoi ndeshjen nga fillimi dhe deri ne fund, duke mos e vene ne asnje cast ne diskutim fitoren. Vendasit arriten fitoren e dyte ne shtepi, para tifozeve, ku loja e Lorik Canes ka qene serish e nje niveli te larte. 26 vjecari eshte ndeshkuar ne fillim te pjeses se dyte me karton te verdhe.