Protokolli, protesta masive sot në Prishtinë
Janë rreth 23 organizata jo qeveritare, të cilat kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre në këtë protestë. Njëri prej organizatërve të protestës, Albin Kurti, i cili drejton edhe lëvizjen “Vetëvendosje”, tha për mediat vendase se ishte kundër nënshkrimit të këtij protokolli dhe kundër vendimeve të marra nga EULEX-i.
"Së pari Serbia fiton informata shume te vlefshme të natyrës policore, së dyti forcohet rezoluta 1244 dhe bëhet një hap i madh i zbatimit të 6 pikëshit dhe së treti eliminohet pengesa kryesore e Serbisë drejt liberalizimit i vizave. Ne e duam të drejtën e Kosovës për anëtarësim në BE e jo misionet policore të BE në Kosovë”, tha Kurti. Agim Zogaj nga organizata “Çohu” tha se deklarimet e liderëve kosovarë kundër nënshkrimit të protokollit janë fushatë e tyre dhe në praktik ajo do të gjej zbatim.
Organizatorët thonë se protesta do të jetë e ngjashme me atë të 2 dhjetorit, kur rreth 40 mijë kosovarë dolën për të protestuar kundër 6-pikëshit. Madje ata presin që këtë herë të ketë edhe më shumë njerëz. Protokolli midis zyrtarëve të EULEX-it dhe Beogradit, u nënshkrua gjatë së premtet së shkuar pa pëlqimin e palës kosovare, e cila e ka kundërshtuar këtë vendim.