Marrëveshja e radhës EULEX-Serbi për doganat
"Ky protokoll do ta detyrojë Serbinë që të pranojë doganat e Kosovës dhe me këtë të arrihet krijimi i një zone të vetme doganore në Kosovë”, i ka deklaruar gazetës Koha Ditore një diplomat i huaj me kusht anonimiteti. Në anën tjetër Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se kjo çështje nuk është temë e bisedimeve në mes të EULEX-it dhe Serbisë
. Por deklaratën e Ivanoviçit e hedhë poshtë zëdhënësja e EULEX-it, e ngarkuar për dogana, Aleksandra Xhorxh, e cila ka deklaruar se diskutimet preliminare rreth kësaj çështje janë mbajtur në Beograd, por nuk është caktuar ndonjë afat kohorë se kur do të zyrtarizohen me nënshkrimin e marrëveshjes konkrete.