Thaçi: Do të implementojmë udhërrëfyesin e BE-së
“Tash do të punojmë fuqishëm në implementimin e udhërrëfyesit evropian për integrime euro-atlantike. E kemi përkrahje si kurrë ndonjëherë më parë të Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian. Do të jemi të pakompromis në luftimin e dukurive negative korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe sundimin e ligjit në Republikës e Kosovës. Gjithashtu, në rifunksionalizimin e pikave doganore në veri të Mitrovicës. Edhe atje ndryshimet pozitive po ndodhin”, tha Thaçi të dielën.
Ai shtoi se Kosova është vend rekord që vetëm për një vit e gjysmë të pavarësisë ka arritur të ketë mirëkuptimin nga autoritet e BE-së, nga autoritetet e Brukselit që të pranojnë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës progresin në Kosovë. “Ky udhërrëfyes është meritë e institucioneve të Republikës së Kosovës, është meritë e orientimit properëndimor të qytetarëve të Kosovës”, tha më tej ai.