Cana te Sanderlendi, pritet zyrtarizimi
Telenovela "Lorik Cana", e ngjizur me shumë pjesë në merkaton e zhurmshme të kësaj vere, shënon edhe fundin e saj. Që nga dita e sotme, Lorik Cana mund të konsiderohet lojtar i "Maceve të Zeza" të Premier League, siç etiketohet ndryshe klubi anglez. Për momentin mungon vetëm zyrtarizimi, ndërkohë që mësohet se mes palëve është gjetur gjuha e përbashkët dhe shumë shpejt pritet të hidhet edhe firma në kontratën që do ta lidhë futbollistin e njohur shqiptar me këtë klub në të ardhmen. Lajmi është mësuar nga burime të besueshme pranë vetë lojtarit, ndërkohë që mediat angleze, franceze e gjermane, i kanë bërë jehonë këtij fakti, i cili tashmë konsiderohet thuajse i sigurt. Sipas komenteve të mediave të huaja, Sanderlendi është shumë pranë blerjes së njërit prej yjeve të futbollit francez, pikërisht mesfushorit francez të Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana. Pak ditë më parë u bë e ditur se Everton ishte favoriti për afrimin e Lorikut. Megjithatë, tashmë Sanderlend e ka përmbysur këtë fakt në favor të tij, edhe për shkak të mbështetjes së fortë financiare, që e ka bërë të triumfojnë njëkohësisht edhe kundrejt dy rivalëve nga veriu i Londrës, Totenhemit dhe Arsenalit, të cilët gjithashtu kanë shprehur interesin e tyre për kapitenin e Marsejës. Tashmë mund të thuhet me plotë gojën se zgjedhja e Canës është Premier League, ku duket se oferta e "Maceve të Zeza" ka qenë më bindëse se të tjerat. Olimpiku i Marsejës do të përfitojë 6.5 milionë euro nga kartoni i tij, ndërsa vetë mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, sipas mediave britanike, do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit. Cana gëzon vlerësimin maksimal të trajnerit të Sanderlendit, Stiven Brus, i cili tashmë i ka ofruar shqiptarit shiritin e kapitenit të ekipit në sezonin e ardhshëm, pasi ish-kapiteni është shitur në merkaton e verës. Ndërkohë, një nga tratativat më të vështira ka qenë ajo e numrit që shqiptari do të mbajë në fanellën e tij. Mësohet se kërkesa e Lorikut ka qenë numri 19, por lojtari, i cili e ka mbajtur deri tani këtë numër, nuk ka pranuar ta dorëzojë atë. Megjithatë, drejtuesit e klubit e kanë bindur atë, duke e vënë para faktit se Cana do të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e Sanderlendit. Këtë fakt e ka pohuar edhe vetë presidenti i skuadrës angleze. Shqiptari dje ka udhëtuar drejt Amsterdamit, ku është grumbulluar edhe skuadra e Sanderlendit dhe pritet t‘u nënshtrohet vizitave mjekësore. Në këtë kontratë të re, ku firma pritet të hidhet së shpejti, ka një klauzolë, sipas së cilës futbollisti shqiptar mund të jetë i lirë të largohet në fundin e sezonit të ardhshëm, nëse do të ketë oferta konkrete nga ndonjë skuadër e madhe si Arsenali apo Liverpuli, të cilat u përfolën edhe në merkaton e kësaj vere.
Klauzola
Në këtë kontratë të re, ku firma pritet të hidhet së shpejti, ka një klauzolë, sipas së cilës futbollisti shqiptar mund të jetë i lirë të largohet në fundin e sezonit të ardhshëm, nëse do të ketë oferta konkrete nga ndonjë skuadër e madhe si Arsenali apo Liverpuli, të cilat u përfolën edhe në merkaton e kësaj vere
Klauzola
Në këtë kontratë të re, ku firma pritet të hidhet së shpejti, ka një klauzolë, sipas së cilës futbollisti shqiptar mund të jetë i lirë të largohet në fundin e sezonit të ardhshëm, nëse do të ketë oferta konkrete nga ndonjë skuadër e madhe si Arsenali apo Liverpuli, të cilat u përfolën edhe në merkaton e kësaj vere