Porsche & Volkswagen, një dinasti në sherr
"Volkswagen" pritet të marrë "Porsche", prodhuesin gjerman të makinave luksoze që ndodhet në momente shumë të vështira. Në thelb të historive të ndërlikuara të kompanisë qëndron një familje e ndarë keqas dhe e përfshirë në një luftë miliarda dollarëshe. Përfundimi i kësaj lufte do të përcaktojë edhe fatin e dy prodhuesve më të mëdhenj të makinave në vend.
Në fund, të dy burrat i dhanë dorën njëri-tjetrit. Kur Ferdinand Piwch takoi rivalin e tij, Wendelin Wiedeking, të enjten e kaluar në një mbrëmje të organizuar me rastin e 100-vjetorit të "Audi"-t, ata nuk mund ta shmangnin dot takimin e shkurtër. Tashmë, fati i betejës ishte vendosur. Piwch luftoi me të gjitha forcat, siç kishte ndodhur gjithmonë kur bëhej fjalë për gjëra shumë të rëndësishme. E dinte që kjo ishte një betejë për jetë a vdekje. Këtë herë përballë kishte një armik "të përkryer": Wiendelin Wiedeking, njeriu që shpëtoi "Porsche" dhe më pas, me stilin tipik të një kapitalisti që i pëlqen rreziqet, u përpoq që t‘u shtonte zotërimeve të tij edhe "kurorën" e "Volkswagen Group". Ky njeri çdo vit fut në xhep plot 80 miliardë euro, pagë vjetore dhe bonuse të marra së bashku dhe është njëherazi një nga më kontradiktorët e ambientit të biznesit në Gjermani. Edhe vetë është shprehur se e ka shumë të qartë që për shumëkënd ai është mishërimi i makthit më të keq. Tani ka ardhur koha që Wiedeking të largohet dhe të zëvendësohet nga shefi i prodhimit të "Porsche", Michael Macht. Marka e "Porsche" do të "thithet" nga VW Group në të cilin emirati i Qatarit do të blejë pjesën e tij. Ndërkohë që një betejë përfundon, në horizont po formëzohet beteja e radhës. Wiedeking po lufton për një paketë sa më të majme të largimit. Në qendër të diskutimit është shuma prej 100 milionë eurosh, një shumë që do ta katapultonte në Gjermani debatin në lidhje me kompensimin dhe bonuset e ekzekutivëve, në një dimension të ri. Nëse do të jepej miratimi për një paketë të tillë, atëherë ajo pa dyshim do të ishte më e madhja që i është dhënë deri më sot në vend një ekzekutivi të lartë për largimin nga puna. Ironia do të ishte se kjo paketë do të shkonte në xhepin e një menaxheri që pavarësisht se dikur e nxori "Porsche" nga vështirësitë, është njeriu përgjegjës për krizën aktuale të "Porsche", që për pak solli falimentimin.
Grindjet e një dinastie
Një tjetër konflikt që do të vazhdojë edhe për disa kohë është ai mes familjeve Porsche dhe Piwch. Wiedeking ishte thjesht një person i autorizuar të vepronte në emër të pronarëve të pasur, që sot po kacafyten me njëri-tjetrin duke lënë me gojëhapur gjithë industrinë gjermane. Në njërën anë të këtij konflikti është familja Porsche, e drejtuar nga Wofgang Porsche, një biznesmen i zoti, por që ka qëndruar gjithmonë në hije të të atit, inxhinierit, Ferry Porsche, dhe vëllai i tij, Ferdinand Porsche, i cili u bë kreu i bordit mbikëqyrës të "Porsche" vetëm në moshën 63-vjeçare. Ai është një person që ka shumë për zemër zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore, duke tentuar gjithmonë që t‘i shndërrojë situatat e tensionuara përmes rrëfimit të barsoletave. Wiedeking ishte një nga njerëzit e tij. Nga ana tjetër është familja Piwch e kryesuar nga Ferdinand Piwch, që ka luftuar shumë për të arritur aty ku është fillimisht tek "Audi" e më pas te "VW Group", duke u përballur për dhjetëvjeçarë me radhë me intriga, duke qenë jo rrallë edhe autor i tyre dhe duke eliminuar dhjetëra rivalë në proces. Për Piwch, jeta ka qenë një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, që nga vitet e fëmijërisë. Dikur pati thënë: "Kur humba besimin te njerëzit, fillova një tjetër jetë. Dhe kjo ka ndodhur hershëm".
Deri më tani ai ka qenë një luftëtar i pashoq, që ka fituar thuajse gjithmonë. Porsche-t preferuan një strategji të tillë. Fillimisht, ata i cilësuan Piwch-t si "familja rivale". E vetmja arsye që mbiemrat e tyre janë të ndryshëm ishte i pari i klanit, Ferdinand Porsche. Ai kishte një djalë, Ferry, dhe një vajzë, Luizë. Si pasojë, fëmijët e Ferry Porsche morën mbiemrin e të atit, ndërsa fëmijët e Luizës edhe ata mbiemrin e babait të tyre, pra bashkëshortit të Luizës, që ishte Piwch. Kur Wolgfang Porsche do që ta inatosë kushëririn e tij ai e quan atë "Piwch", pra që nuk mund të flasë në emër të Porsche-ve. Lojërat psikologjike dhe manitë e kësaj dinastie industriale nuk do të ishin kaq qesharake, nëse ato do të kishin mbetur brenda mureve të familjes. Por në luftën për kontroll të aseteve të kompanisë, që në të ardhmen do të përbëjë më shumë se gjysmën e kompanisë së re që do të përftohet nga "Porsche" dhe VW, dalin të lara e të palara. Kompania e re do të punësojë 370 mijë punëtorë dhe synon që të shndërrohet në prodhuesin më të madh të automobilave në botë. Njëherazi ajo do të bëjë bashkë dy simbole të historisë industriale gjermane që mbartin emocione të fuqishme. Nga njëra anë është "VW Group", me "Beetle", të cilën Hitleri e parashikoi si "makinën e popullit" dhe që më pas u bë simbol i Gjermanisë së post-luftës. Nga ana tjetër është "Porsche", që adhurohet në të gjithë botën si kuintesenca e makinave sportive dhe maja e arritjeve inxhinierike gjermane. Miti i markës së "Porsche" u prish vetëm nga një incident tragjik: vdekja e aktorit të famshëm amerikan, James Dean, në vitin 1955. Ai pësoi aksident, ndërsa po i jepte një "Porsche". Një "Porsche" të krijon gjithmonë ndjesinë se je duke jetuar të ardhmen. Nga ana tjetër VW përfaqëson të tashmen. Janë dy marka që nuk mund të ishin kurrë më të ndryshme. Porsche "shet" ëndrra, ndërsa VW realitet. "Porsche" është ikonë e ekskluzivitetit, ndërsa VW përfaqëson makinën e popullit. Luksi vs të thjeshtës, elita e pasur vs shtresës së mesme. E gjithë kjo kundërshti do të bëhet bashkë dhe do të jetojë nën të njëjtën çati në të ardhmen dhe mbi të gjitha do të drejtohet nga dy familje thellësisht në kundërshti me njëra-tjetrën.
Komedi dhe dramë
Të dy kompanitë kanë qenë të lidhura me klanin e "Porsche" që nga momenti i themelimit. Pjesa më e madhe e elementëve që ndodhen në qendër të konfliktit të ashpër mes menaxherëve të Porsche në qytetin jugperëndimor të Shtutgardit dhe palës tjetër të VW në qytetin verior të Wolfsburgut, mes nëpunësve përfaqësues të të dy kompanive dhe madje edhe mes guvernatorëve të të dyja shteteve përkatës gjermanë, në të cilat ndodhen zyrat qendrore, i kanë rrënjët në historinë dhe gjenet e familjes. Historia e saj pasqyron historinë gjermane, atë në të cilën luajti një rol të madh Hitleri, por edhe atë të Gjermanisë së pasluftës, atë të Gjermanisë që u shndërrua në një mrekulli ekonomike, dhe së fundi Gjermaninë e stilit amerikan. Pikërisht në vitin 2005, Porsche nisi betejën për të marrë "VW Group" jo nëpërmjet mënyrave tradicionale të një prodhuesi makinash, por përmes metodave tipike të një fondi investimesh. Klani familjar që ndodhet pas këtij operacioni gjigant ka një përvojë dhjetëvjeçare sherresh familjare, një luftë që sillet e vërtitet rreth pushtetit që kanë miliardat e dollarëve, rreth emocioneve të fuqishme, poshtërimeve të vogla e në disa raste edhe femrave. E gjithë kjo çështje është e çuditshme dhe zbavitëse, pjesërisht komedi dhe pjesërisht dramë. Por konfliktet brenda klanit "Porsche" demonstrojnë edhe faktin që bizneset familjare që në Gjermani luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendit nuk janë gjithmonë diçka e mirë. Ka raste kur ato mund të shndërrohen në situata kaotike, kur pronarët e tyre u kushtojnë kohë të tepruar çështjeve personale që shpesh i çojnë kompanitë në shkatërrim. Në rastin e "Porsche", secila palë i ka shkaktuar plagë të panumërta palës kundërshtare dhe kjo ka bërë që çdolloj diskutimi e debati normal mes tyre, të tingëllojë tanimë, si diçka e pamundur. Edhe pse tani familjet kanë rënë dakord në lidhje me shkrirjen e kompanive në një të vetme, Grupi i ri "VW-Porsche" dhe nëpunësit e tij e dinë që muajt në vijim nuk do të jenë aspak të qetë. Të paktën të tilla kanë qenë mësimet e nxjerra nga historia e dy bizneseve kryesore të familjes Porsche: prodhimi i makinave me qendër në Shtutgard dhe rrjeti i shpërndarjes me bazë në Salsburg të Austrisë. Ferdinand Porsche i kishte ndarë fillimisht pronat e tij në këto dy kompani kryesore me të birin, Ferry, që ishte në krye të punëve në Shtutgard dhe të bijën, Louise Piwch, në kontroll të kompanisë së shitjeve në Salsburg. Historia e dy kompanive të Porsche mund t‘u duket shumë ironike nëpunësve dhe aksionerëve të "Volkswagen". Për dhjetëvjeçarë të tërë bizneset e Shtutgardit dhe Salsburgut u shndërruan në korporata vetëm falë miliardave të shitjeve, sepse bashkëpunuan dhe përfituan shumë nga bashkëpunimi me "VW Group". Dhe pastaj, kur "Porsche" kishte grumbulluar mjaftueshëm kapital, u përpoq që të merrte pushtetin ndaj gjigantit me bazë në Wolfsburg. "Ne kemi ushqyer dy mostra të vogla", komenton një ekzekutiv i VW. "Dhe tani ato duan të na shqyejnë."
Lufta për mbijetesë
Ferry Porsche hodhi themelet e gjithë zhvillimeve të mëpasshme në 17 shtator të vitit 1948. Në atë kohë, "Beetles" ende ndërtoheshin në uzinën e "Volkswagen" në Wolfsburg nën mbikëqyrjen e britanikëve, që ishin në atë kohë në kontroll të Shtetit të Saksonisë së Poshtme, ku ndodhet edhe Wolfsburg. Kjo ishte shumë e paligjshme, sepse firma dizajnuese "Porsche", "Porsche Konstructionen GmbH", ende kishte patentën për modelin. Heinz Nordhoff, drejtori i menaxhimit i VW, u takua me Ferry Porsche dhe Anton Piwch në qytetin bavarez të Bad Reichenhall për të themeluar një bazë të duhur për marrëdhëniet e ardhshme mes dy kompanive. Përfaqësuesit e klanit Porsche-Piwch bënë një marrëveshje të përbashkët mbi disa çështje me rëndësi parësore. Që nga themelimi, të dy kompanitë u karakterizuan nga zënka e kontradikta që janë shumë më ndarëse se vetë mbiemrat e ndryshëm që mbajnë. Familjet janë tërësisht të ndryshme në mentalitet dhe madje ky ndryshim prek edhe mënyrën se si i kanë rritur fëmijët. Louise dhe Anton Piwch i dërguan fëmijët e tyre në kolegj. Ferdinand Piwch e përshkruan atë si një përvojë tipike që ka për synim të shndërrojë një individ në një spartan të vërtetë, në një elitar dhe person shumë strikt. Për Ferdinandin një përvojë në një shkollë të tillë ishte një luftë për ekzistencë. Sipas Piwch, që u bë shefi i VW, kjo përvojë e la atë me "një ndjenjë të lartë mosbesimi ndaj të tjerëve" dhe i dha mësimin se "shumë gjëra mund të arriheshin vetëm duke i bërë vetë, sepse besimi te të tjerët ishte një koncept që nuk ekzistonte". Ferry Porsche, nga ana tjetër i dërgoi 4 djemtë në shkolla alternative në vendin ku jetonin. Shkollimi i tyre u bazua në parimet e mendimtarit austriak, Rudolf Steiner, që themeloi lëvizjen shpirtërore të njohur si "Anthroposophy". Për sa i takon rritjes së fëmijëve ajo thoshte: fëmijët duhen pritur në këtë jetë me nderim, duhet të rriten me dashuri dhe duhen lënë të lirë.