NGERÇI I SE MAJTES
Pavarësisht nëse Edi Rama do ta ndërpresë (konform nenit përkatës të statutit të partisë që ai vetë e ka firmosur dy vjet të shkuara) apo jo mandatin e tij si kryetar i PS-së; pavarësisht nëse do të kandidojë sërish apo jo për këtë post; pavarësisht nëse do të kemi dy apo më shumë kandidatura të tjera për këtë detyrë, një gjë është tashmë lehtësisht e verifikueshme nga shumëkush: Partia Socialiste është duke përjetuar një ngërç, të cilin nuk kanë qenë të paktë ata që e kishin menduar si të tillë.
Ne që e ndjekim me vëmendje politikën dhe zhvillimet e saj nuk kemi se si të anashkalojmë faktin se, qoftë zërat brendapartiakë që mbështesin një opsion, qoftë ata që mbështesin një tjetër, vuajnë nga një problem i përbashkët: janë të squllët dhe dëshmojnë vetëm interesa vetjakë (jo rrallë edhe korruptivë) të atyre që i artikulojnë, nuk kanë as minimumin e thellësisë së nevojshme të analizës politike, janë alibikë e, për pasojë, të pabesueshëm. Ndërsa qëndrimi i Ramës dhe atyre dy-tre zërave që ende e mbështesin hapur, dëshmon se asnjë analizë serioze nuk po përgatitet në këtë seli. Përveç kësaj, "ndëshkimi" i pretenduar ndaj atyre zërave që vinin nga baza e që nuk përkonin me vullnetin e Ramës është një provë tjetër se asnjë konkluzion realist nuk është tërhequr në këtë seli nga ajo që ndodhi më 28 qershor. Veçanërisht, dëshpëruese ishte deklarata e para dy ditëve e Ramës, sipas së cilës ai nuk do të njihte… qeverinë(?!). Dëshpëruese është një deklaratë e tillë edhe për një përfaqësues të politikës së vjetër, jo më për elaboruesin e tezave të të ashtuquajturës "politikë e re".
A është kjo thjesht pasojë emocionale e humbjes apo dëshmon për një sëmundje më të thellë?
Koha do të dëshmojë se në të vërtetë, ashtu si humbja e 28 qershorit, edhe ngërçi aktual që po dëshmohet gjatë këtij muaji është shenjë dhe dëshmi e një sërë sëmundjeve me rrënjë ku e ku më të thella, të cilat janë vënë në dukje si nga kundërshtarët politikë, ashtu edhe nga analiza të ndryshme.
Në krye të këtyre sëmundjeve është ndërprerja dhe shurdhimi i demokracisë së brendshme të kësaj partie. Kjo mbytje e demokracisë u shoqërua ndaç nga mosfunksionimi i strukturave të saj, ndaç nga një kult absurd i kuruar me një kujdes maoist i kryetarit Rama, ndaç nga shmangia prej përgjegjësisë e të ashtuquajturve numra dy të partisë, ndaç edhe nga kualiteti tej mase i dyshimtë dhe jo-përfaqësues i deputetëve që do ta përballojnë luftën politike në Parlamentin e ardhshëm, në emër të kësaj partie.
Mungesa e debatit dhe e konkurrimit të ideve e vlerave gjatë këtyre katër vjetëve të fundit në këtë parti, i shoqëruar me korruptimin vullnetar të shumë prej drejtuesve të saj, na solli, siç edhe pritej, në këtë zbehtësi pretendimesh pas certifikimit të humbjes së paralajmëruar.
Shmangia e analizës për përgjegjësitë politike të humbjes, rrezikon që ngërçi dhe lëngata në këtë parti të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Me rreshtimin e Metës në bashkëqeverisje, duket se ka larguar, së paku përkohësisht, kontributin e tij në reformimin e së majtës dhe shpresën e një bashkimi të shpejtë të saj, që gjithsesi mbetet një opsion i hapur për një kohë të dytë.
Mirëpo gjithçka do të varet nga aftësia që do të dëshmojë vetë Partia Socialiste në këtë proces, në të cilin nuk duket se do të futet lehtësisht. Largohet apo nuk largohet Rama nga posti i kryetarit (personalisht besoj se ai duhet ta kishte deklaruar tashmë këtë largim), një sërë operacionesh të tjerë, të thellë e qartësisht politikë lipset të ndërmerren në këtë parti. Besoj se aksioni i parë është bërja e një analize për atë që ndodhi gjatë këtyre katër vjetëve. Sepse, vërtet që gjatë kësaj kohe janë harxhuar shumë energji, por janë humbur të gjitha betejat politike të ndërmjetme mes dy palë zgjedhjeve parlamentare. Vërtet që janë afruar fytyra të reja, por sjellja e tyre nuk ka qenë produkt i një jete institucionale të partisë, por i afilacionit personal të kryetarit; sepse vërtet janë përfshirë shumë zonja në listat e deputetëve, por katër gra anëtare të kryesisë së partisë, së bashku me kryetaren e organizatës së grave(?!) nuk janë pjesë e tyre; sepse vërtet ka shumë të rinj, por strukturat e FRESH-it janë inekzistente dhe u zëvendësuan nga klubi i 99-shave, ndaj të cilëve rinia shqiptare dëshmoi një mungesë të plotë interesi dhe mbështetjeje.
Në këtë radhë punësh dhe operacionesh nuk mund të mbetet jashtë vëmendjes puna e një sërë strukturave të partisë, duke filluar së pari nga kryesia. Po të përjashtosh ndonjë rast tepër të rrallë të sjelljes dinjitoze, siç ka bërë p.sh. Malaj, të tjerët dëshmuan se gjatë katër vjetëve kishin vetëm një preokupim: mbetjen nëpër korridoret e PS-së, me qëllim përfshirjen e emrave të tyre në listat e deputetëve. Nuk janë të paktë zërat që sot janë posaçërisht kritikë ndaj gojëmbylljes së këtyre anëtarëve që rrezikojnë të mbeten "të përjetshëm" në këtë rokadë "demokratike" kryetarësh. Në të vërtetë pikërisht ata janë mbartësit e shumë prej sëmundjeve të kësaj partie, aq sa të duket se ngërçi është fjala sinonim i asaj që ata dëshmojnë në (mos)aktivitetin e tyre politik. Ata janë edhe fytyrë e moshës reale të partisë dhe e atrofizimit të saj, që më shumë se sa çështje vitesh, është çështje idesh, kulture politike dhe integriteti njerëzor e moral. Nuk është e rastit që si ata, edhe "të sapoardhurit" nuk janë përfshirë thuajse fare në debatin e ditës: janë në pritje të situatës së radhës që do të përcaktojë edhe sjelljen e tyre, gjithashtu… të radhës. Ky është pa dyshim një klub interesash, por kurrsesi një parti politike.
Tentativa katërvjeçare për ta rikthyer këtë parti në parti "të disiplinës së numrit NJË" (që përkon edhe me të shkuarën e vet staliniste), edhe falë mungesës së elasticitetit që u shoqërua me ngjalljen e frikës te shumëkush, dha rezultatet që priteshin. Për këtë arsye, reformimi i saj do të kërkojë patjetër rivitalizimin e një sërë koncepteve, implementimi të cilëve, falë vendosmërisë së Nanos, e rritën dhe e zgjeruan këtë parti për pesëmbëdhjetë vjet me radhë, siç janë bashkëjetesa me të ndryshmin, respektimi i pakicave, rigjallërimi i debatit të mirëfilltë politik dhe i konkurrencës që evidenton dhe afron vlera. Përveç të tjerave, vetëm një sjellje e tillë moderne mund të shmangë copëzimin e mëtejshëm të së majtës, copëzim i cili nuk është shumë larg, veçanërisht po të mbash parasysh se kjo i intereson - ashtu si çdo lideri kundërshtar - Berishës. Dhe, nëse vjen fragmentarizimi i ri, rimbledhja e copëzave do të jetë një proces shumë i vështirë, mbi filozofi të reja, në mos po do të bëhet i pamundur. Dhe raste të tilla nuk janë të rralla në historitë e zhvillimeve politike, posaçërisht tek e majta.
Dhe të gjitha këto nuk mund të përmbushen me kokëfortësinë që po dëshmohet gjatë këtyre ditëve, që nuk bën gjë tjetër veçse e thellon ngërçin dhe e zgjat lëngatën, duke e bërë të pamundur përmbushjen kryesore të detyrës politike të kësaj partie, si të çdo partie në opozitë: mbrojtjen e interesave të gjera publike përballë abuzimit të pushtetit, mbrojtjen e demokracisë dhe të lirive.