Zidan rikthen miqesoren, Algjeri-Shqiperi
Para se Zinedin Zidan te shfaqej ne skene dhe te shnderrohej ne nje prej lojtareve me te mire te botes, tifozet e Algjerise kujtojne edhe nje Zidan tjeter, i cili eshte aktivizuar disa vite me pare. Ne frymezim te Zizuse, qe shkelqeu vite me vone, FIFA ne sajtin e saj kujton edhe Xhamail Zidan, qe ka pasur nje lidhje te afert me ate te francezit. I lindur ne Algjeri, me 1955, Xhamail Zidan kaloi nente sezone me klubin e tij, ne vendlindje. Ai shume shpejt eshte shnderruar ne nje pjese te rendesishme te ekipit kombetar te Algjerise. I konsideruar si lojtari me i mire i ekipeve zinxhire te te rinjve, Zidan e kaloi karrieren e tij te mevonshme ne Belgjike dhe France. Ai luajti me kombetaren e Algjerise, ne boterorin e vitit 1982 ne Spanje dhe kater vjet me vone, ishte pjese e boterorit te vitit 1986. Zinedin Zidan debutoi me kombetaren e Algjerise, ne nje miqesore ndaj kombetares sone ne vitin 1975. Ndeshja Algjeri - Shqiperi perfundoi 1-0 ne epersi te algjerianeve.