Ronaldinjo, samba dhe kontratë. Pas Juves, festë deri në agim
Braziliani
Duket se Dinjo po i shfrytëzon famën dhe paratë në maksimum… Pas fitores kundër Juventusit me rezultatin 3-0, superylli i Milanit i kaloi orët e vona të natës të së hënës në një klub nate “Samba” në Torino me disa shokë brazilianë. “La Gazzeta dello Sport” raporton se Ronaldinjo, pas ndeshjes shkoi në një restorant brazilian dhe pastaj u pa të hynte në një klub në Torino, ku grupi “Samba Band” nga Rio De Zhaneiro bën muzikë. Për më shumë Dinjo u ftua në skenë dhe ai bëri vallëzimin brazilian dhe po ashtu mori edhe mikrofonin për të kënduar një këngë. Si zakonisht ai nuk lë t’i shpëtojë një rast i tillë feste, por këtë herë e bëri në mënyrë “të pastër”: vetëm muzikë dhe pije soft. Thuhet se kjo festë ishte për ditëlindjen e vëllait dhe agjentit të tij, Roberto de Asis, që mbushi 39 vjeç të dielën. Shampanja dhe vera nuk mungoi, por edhe adhuruesit u ngjitën në skenë për t’u fotografuar me yllin e mbrëmjes. Në orët e para të mëngjesit Ronaldinjo u kthye në Milano, ku Milani dëshiron të hapë tratativat për zgjatjen e kontratës së tij.
#