E Diel, 1 Nëntor 2026

Briatore paraqet faturën në FIA. Kërkon zhdëmtim deri në 30 mln

Formula 1

Pas anulimit të skualifikimit nga Gjykata franceze, Flavio Briatore po nis kundërsulmin e tij. Një kërkesë për zhdëmtim për prishjen e imazhit, humbjen e kontratave me disa pilotë, nga Alonso te Kovalajnen (të detyruar të ndryshojnë menaxher pas përjashtimit të tij edhe në frontin e menaxhimit). Avokatët e tij po përfundojnë kërkesën që mund të jetë më e madhe se 30 milionë euro. Një tjetër shtysë e madhe për këtë lëvizje të menaxherit italian ka qenë edhe komunikata e djeshme e vetë Federatës së Automobilizmit (FIA), që ka manifestuar se ka ndërmend të apelojë kundër vendimit të gjykatës parisiene. FIA duket se ka ndërmend të mos ia kthejë superlicencën Briatores dhe për këtë duket se do të mbështesë në metodën: apelo dhe fito sa më shumë kohë deri në momentin e dhënies së vendimit, kohë kur mund të ketë filluar edhe kampionati. Ky është qëllimi, që FIA vazhdon të konfirmojë se do të luftojë deri në fund për të mbrojtur vendimin e saj, pa u konsultuar me këshillin botëror dhe kanë thelb vetëm mosrikthimin e superlicencës në duart e Briatores.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›