Kosovë/KFOR-i po reduktohet në 10 mijë ushtarë
Deri në fund të muajit janar KFOR-i do të ketë 10 mijë ushtarë, njoftojnë përmes një komunikate për shtyp burimet e forcës shumëkombëshe në Kosovë. Prej 15 janarit deri më 24 shkurt shtabi kryesor i KFOR-it do të zhvillojë stërvitje ushtarake për të vlerësuar strukturat e reja.
Stërvitjet ushtarake do t'i mundësojnë KFOR-it të ruajnë nivelin e lartë të gatishmërisë.
KFOR-i vazhdon të ruajë një mjedis të qetë e të sigurtë në Kosovë, bazuar në rezolutën 1244 të OKB-së, thuhet në komunikatën e KFOR-it.