“Së shpejti mund të njoh të ardhmen time”
Riberi
Mundet që së shpejti të përfundojë telenovela për sa i përket transferimit nga Bajerni i Mynihut i Frank Riberisë. Ai që e ka konfirmuar është vetë mesfushori francez. “Skuadrat e interesuara për mua janë të njëjtat që përfliten prej muajsh: çelsi dhe Real Madrid thuhet në tabloidin ‘The Sun’. Nuk besoj se kjo histori do të zgjasë shumë. Shpresoj që tashmë të qartësoj të ardhmen time në dy-tre muajt pasues”, ka përfunduar francezi, i cili e shikon veten gjithnjë e më larg bavarezëve kampionë, rekordmenë të Gjermanisë.
#