Canaj: Dinamo përfitoi nga gabimet tonaTrajneri i 6-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë nuk harroi të theksojë se përballja me Dinamo nuk mbaroi me ndeshjen e parë duke lënë të kuptohet qartë që Vllaznia do të synojë të përmbysë rezultatin nde

ANTON ZALLI - “Në të vetmin moment që ne gabuam, Dinamo arriti të na ndëshkojë”, - kështu u shpreh trajneri i Vllaznisë Agim Canaj pas humbjes me Dinamon (1-2) në “Loro Boriçi” në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Tekniku i kryesuesve të Kategorisë Superiore theksoi se Vllaznia e filloi lojën shumë mirë (Sinani shënoi në minutën e 3-të), por sipas ish-trajnerit blu, kurrsesi nuk duhej të harrohej që Dinamo gjithmonë mbetet e rrezikshme.
“Për një çast të vetëm gabuam dhe e pësuam. Por, pavarësisht pjesës së parë mendoj se pjesa e dytë ishte më fatale për ne, sidomos kur morëm karton të kuq (Lici). Dinamo është një ekip që e përballoi shumë mirë lojën, duke na ndëshkuar në fund nga një gabim fatal”, - tha tekniku i kuqebluve, ekipi i të cilit humbi edhe në kampionat me Dinamon (0-1) me një penallti të realizuar nga Sebino Plaku në minutën e 88-të.
Trajneri i 6-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë nuk harroi të theksojë se përballja me Dinamo nuk mbaroi me ndeshjen e parë duke lënë të kuptohet qartë që Vllaznia do të synojë të përmbysë rezultatin ndeshjen e kthimit si dhe kualifimin për në gjysmëfinalen e edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë.
E Enjte, 26 Shkurt 2009