E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi nuk luan kundër SllogësSkuadra e Shkëndijës nga Tetova është duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para takimit derbi me Sllogën, ditën e shtunë. Kundër liderit të ligës “kuqezinjtë” sipas të gjitha gjasave do të jenë pa mesfushorin Ilam

Reshat Ibrahimi (Shkup) – Skuadra e Shkëndijës nga Tetova është duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para takimit derbi me Sllogën, ditën e shtunë. Kundër liderit të ligës “kuqezinjtë” sipas të gjitha gjasave do të jenë pa mesfushorin Ilami Halimi. Përforcimi i fundit i Shkëndijës nuk ka arritur të kompletojë dokumentacionin e nevojshëm për tu regjistruar si lojtar i ri i Shkëndijës.

Një lajm i tillë poashtu është bërë i ditur edhe nga trajneri Zoran Stratev. “Halimi nuk do të jetë në kombinim për ndeshjen me Sllogën, për shkak se ende nuk i ka arritur certifikata”, ka thënë në bisedën telefonike për “Lajm”, strategu i Shkëndijës, Zoran Stratev.

Ndërkohë, mësohet se kundër liderit, Slloga Jugomagnat, ai do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët tjerë. Pjesa pranverore e kampionatit të Maqedonisë në kategorinë e dytë të futbollit fillon të shtunën, kur në program janë ndeshjet e javës së 16-të. Të kujtojmë se Shkëndija pjesën vjeshtore të kampionatit e përfundoi në vendin e shtatë me 24 pikë, tetë më pak se e para Slloga Jugomagnat.       

E Enjte, 26 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›