E Shtunë, 31 Tetor 2026

Canalis: Clooneyn më i mirë se operacioni plastik

Sekreti është zbuluar – burimi i rinisë është  lidhja e lumtur, sipas Elisabetha Canalis.
“Ai është më mirë se operacioni plastik!”, tha për aktorin Clooneyn e dashura e tij, të cilin e falënderon për ndihmën që i jep për t’u ndier përsëri si një 18-vjeçare.
Canalis dhe Clooney janë çift qysh vitin e kaluar dhe kanë një lidhje të fortë dhe ish-prezantuesja italiane është e entuziazmuar për rolin e saj të ardhshëm në serialin “Leverage” në TNT.
“Jam e gëzuar të jem këtu. është një privilegj për mua,” tha bukuroshja që zotëron dy gjuhë (ajo flet italishten dhe anglishten, por gjithashtu është duke mësuar spanjishten) për rolin e saj si agjente e inteligjencës, e njohur vetëm si “Italianja”, e cila i bën shantazh karakterit të Timothy Hutton në dramën e sipërpërmendur. I tërë ekipi është i mrekullueshëm dhe janë duke më ndihmuar shumë.
Ngjarja e ardhshme për Canalis do të jetë paraqitja në tepihun e kuq  me Clooneyn 49-vjeçar, në ndarjen e shpërblimeve “Emmy” më 29 gusht, ku Clooney do të marrë shpërblimin Bob Hope Humanitarian Award.
“Jam shumë krenare. është një shpërblim shumë i rëndësishëm,” tha ajo. “Do të jem aty duke e shoqëruar.”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›