Laboratori i restaurimeve nis punën

Pas disa muajsh debimi nga ambjentet e laboratorit te restaurimit dhe arkeometrise specialistet qe restaurojne objektet arkeologjike jane kthyer serish aty. Ata madje kane perfunduar se restauruari nje grup instrumentesh antike qe mendohet te jene disa fyej kockash qe i perkasin shekullit te 1 para apo pas krishtit. Frederik Stamati se bashku me specialisten tjeter te laboratorit mund te rimarrin punet aty ku e kane lene ne restaurimin e dhjetera objekteve te trashegimise qe presin nderhyrjen e tyre sheruese.
"Ne vazhdojme punen normalisht ne laborator, duke trajtuar objekte te kultures materiale, qofte te arkeologjise, qofte te etnologjise", ben te ditur Frederik Stamati, shef i laboratorit te restaurimit.
Nderkaq instrumentet muzikore prej kocke qe i perkasin periudhes romake te gjetura ne afersi te lezhes kane perfunduar procesin restaurues duke na sjelle nje deshmi mbi perdorimin e instrumenteve muzikore ne popullsine vendase ne Iliri.
"U desh nje pune shume mujore, qe te arrihej ne restaurimin e ketyre fragmenteve, mbi 200 cope dhe qe krijuan keto fragmente me te medhenj qe kemi ketu sot. Nga shqyrtimi i materialit rezulton qe ketu mund te kete qene ose ndonje punishte ku prodhoheshin instrumenta muzikore, ose ndonje dyqan ku shiteshin instrumenta muzikore", thote Stamati.
Vetem per restaurimin e fyejve prej kocke jane dashur 7 muaj pune nderkohe qe ketu jane me qindra objektet qe presin te restaurohen teksa ende nuk ka nje zgjidhje perfundimtare te mosmarreveshjeve me pronaret e shtepise se toptanasve ku prej vitesh eshte vendosur laboratori i restaurimit dhe arkeometrise.
Mira Tuci