E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dania Ramirez ka pozuar topless

Aktorja joshëse dhe tërheqëse Dania Ramirez ka xhiruar disa fotografi editoriale për revistën Maxim.
Dania e cila të kujton shumë Jennifer Lopezin, është shfaqur në edicionin e ri të revistës për muajin gusht.
Aktorja e bukur ka pozuar duke kalëruar mbi kalë dhe është zbavitur në rërë, kurse kur është nisur drejt detit ka hequr pjesën e lartë të kostumit për larje.
Megjithatë, për Danian nuk është hera e parë që zbukuron faqet e revistës së njohur Maxim, por është hera e parë që shfaqet në ballinën e revistës.
Me siguri, disa njerëz do ta kujtojnë bukuroshen 27 vjeçare nga Republika Dominikane prej serialit “Heroes” dhe “The Sopranos”, si dhe filmit “X-Men”.
Filmi i fundit që e ka xhiruar është “Brooklyn to Manhattan”, kurse tani është duke u përgatitur për xhirimin filmit “Premium Rush”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›