Canavaro i përgjigjet Zapateros: Fitojmë ne, 1-0
“Unë mendoj ndryshe nga Zapatero. Ai thotë që Spanja do të fitojë 3-2, por unë i përgjigjem se do të fitojë Italia me rezultatin 1-0. Një rezultat që atyre, nuk u pëlqen shumë”. Përgjigja e Fabio Kanavaros ka ardhur menjëherë pas deklaratës së bërë nga kryeministri spanjoll, Zapatero.
“Ata kanë më shumë individualitet, por ne kemi më shumë sens grupi. Jemi më shumë skuadër dhe kjo është arma jonë e fitores”- tha ai. Ndërkohë pas kualifikimit për në çerekfinalet e Euro 2008 gjatë stërvitjeve të të kaltërve ka shumë entuziazëm.
Në stadium, duke përfituar nga pamja e tij e hapur janë parë qindra tifozë italianë, që duartrokasin për të gjithë, por në mënyrë të veçantë për Gigi Buffon dhe Luca Tonin.
E reja e fundit është që Fabio Cannavaro ka bërë një xhiro nëpër stadium pa mbrojtësen e kaviljes, nën vëzhgimin e profesor Ferrettit që e ka operuar. Italianët që luajtën kundër Francës po bëjnë stërvitje të shpeshta me top nën drejtimin e trajnerit Donadoni.
Canavaro, ka gjetur mundësinë të japë edhe një koment rreth jetës në Spanjë, por duke deklaruar prerë se zemra e tij është me Italinë.
“Që të them të vërtetën në Madrid jetohet mirë, ka shumë pastërti dhe siguri. Por edhe spanjollët kanë problemet e tyre. Për mua mbetet më mirë Italia, që është vendi më i bukur në botë”. Kështu Cannavaro, mbrojtës i Real Madridit komenton debatin social mes vendeve.