E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohej për plagosje, arrestohet durrsaku

Durrës- Policia e Durrës ka vënë në pranga një të kërkuar për plagosje dhe vrasje të mbetur në tentativë. Sipas burimeve policore mësohet se i arrestuari është shtetasi Ervis Cerma, i vitlindjes 1981, lindur e banues në lagjen Nr.11 Durrës.

“Ai është i papunë, i dënuar më parë me 3 vjet burg për veprën penale të plagosjes. Ai është shpallur në kërkim më datë 09.06.2008, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim të datës 19.06.2008 ka caktuar në mungesë ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”- thanë burimet policore.

Mbi të rëndonte akuza e vrasjes së mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake. Sipas policisë dyshohet se më date 09.06.2008, rreth orës 24.15, në lagjen Nr.11 Durrës, ai ka plagosur me armë zjarri shtetasin Gj.C., banues në Durrës, i cili në këtë kohë udhëtonte me autoveturën tip Benz me targa DR 5371 E së bashku me shtetasen A.M., banuese në Tiranë.

Nga kryerja e veprimeve të deritanishme hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta (një konflikt i çastit midis të dyshuarit e të dëmtuarit). U kryen veprimet hetimore dhe materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›