E Diel, 1 Nëntor 2026

Deti i Vlorës, asgjësohen 34 ton predha

Vlorë- Në kuadër të operacionit “Plazhe të sigurta”, në Vlorë janë asgjësuar 34 ton predha. Përfundmi i këtij operacioni konfirmohet nga prefekti, i cili sqaron se zonat e identifikuara të infektuara nga predhat e artilerisë janë tashmë të pastra. Zonat ku u përqendrua operacioni për eleminimin e predhave ishin “Uji i ftohtë” dhe “Kalaja”.

Sipas të dhënave, operacioni nisi me dy grupe polombarësh, të cilët bënë fillimisht përcaktimin e llojit të municionit dhe shkallën e rrezikshmërisë së tyre. Në këtë punë u angazhuan mjetet dhe personeli i Flotiljeve Detare, shërbimit Hidrografik, Batalionit të mbështetjes Logjistike, Policia Ushtarake e Vlorës dhe Njësia e Municioneve dhe Ekplozivëve.

Gjithçka ishte parashikuar të mbyllej në një afat një muajor, porka qenë një vonesë në pikën e Karaburunit, ku u kryen shpërthimet, arsyeja e shtyrjes së afatit.

Sipas specialistëve janë rreth 11 pika të tilla, si zona pranë Kalasë, që kanë sasi municioni, për të cilat nuk bëhen me dije detaje, veç faktit që ato gjenden në thëllësi nga 20 deri në 25 metër në det. Pastrimi i plazhit nga predhat, pati si qëllimin garantimin e një pushimi të qetë për gjithë vizitorët e këtij bregu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›