Cani Qeveria po manipulon PBB-ne per borxhin

Për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, këmbëngulja e qeverisë për rritjen e ekonomisë këtë vit në terma reale në masën 4 për qind, lidhet thjesht me synimin për të manipuluar të dhënat e borxhit.
“Nuk ka asnjë kuptim të shpresohet për rritje të ekonomisë këtë vit me 3.9 për qind, duke parë se të ardhurat e buxhetit janë rritur me vetëm 1 për qind ndërsa inflacioni mesatar ka qenë 3 për qind”, – thotë Cani.
Qeveria e ka borxhin këtë vit 59.2 për qind, bazuar kjo te shpresa se ekonomia do të rritet me 3.9 për qind në terma reale dhe 8.5 për qind në terma nominale. Por fakti është që ekonomia po rritet shumë më ngadalë nga sa shpreson qeveria, dhe në këtë rast, borxhi publik në raport me PBB-në mund ta ketë kaluar sakaq limitin ligjor prej 60 për qind. Problemi është se ndonëse Shqipëria ka një tavan ligjor për borxhin, tejkalimi i këtij tavani nuk sjell asnjë pasojë ligjore apo praktike për qeverinë.
Përkundrazi, pasojat janë të gjitha në kurriz të qytetarëve.
Duke iu referuar studimeve të organizmave ndërkombëtare, Cani thotë se Shqipëria ka nevojë për shumë vite kursime në mënyrë që borxhi të reduktohet mjaftueshëm sa të mos pengojë zhvillimin ekonomik. “Studimet e Bankës Botërore dhe FMN-së sugjerojnë se borxhi shqiptar duhet të ulet në 40-45 për qind të PBB-së nga 59 për qind që është aktualisht”, – tha Cani për ‘Shqip’. Borxhi publik u ul gradualisht nga afro 80 për qind e PBB-së që qe në vitin 1997, në 54 për qind në vitin 2007.
Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkonte që politika e reduktimit të borxhit të vijonte, duke e ulur atë në 50 për qind të PBB-së dhe më poshtë, por qeveria e pa më të logjikshme të hynte në borxhe për të ndërtuar rrugën Rrëshen-Kalimash dhe rrjedhimisht borxhi u rrit.
“E gjithë ekonomia vuan nga borxhi i lartë”, - shpjegon Cani. E para, kostoja e borxhit është më e lartë kur vetë borxhi është më i lartë duke bllokuar kapacitetet investuese të qeverisë, ndërkohë që investitorët privatë nuk janë të gatshëm të investojnë në një vend që rrezikon të rrëzohet nga çasti në çast si pasojë e barrës së borxheve.
Nga ana tjetër, sa më i lartë të jetë borxhi, aq më i vështirë është reduktimi i tij, për shkak se sakrificat që duhet t’i kërkohen publikut të gjerë dhe kostoja e tyre politike e bën shumë pak tërheqëse politikën e reduktimit të borxhit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Stringa: Borxhi i lartë, ndërmarrje drejt falimentimit
Nuk ka një limit të sanksionuar nga literatura ekonomike botërore për nivelin e borxhit publik, por është e qartë se për një vend të pastabilizuar me buxhet të vogël, niveli prej 60 për qind mund ta kthejë vendin në një ndërmarrje që ecën drejt falimentimit.
Kriza greke, shans dhe kërcënim
Si një kërcënim i madh për vendet e Europës Jug-lindore, por në disa raste edhe si një shans, etiketohet kriza greke nga analiza të ndryshme të specialistëve të ekonomisë në shtypin vendas. Ekonomi, bien investimet
Në vitin 2008, investimet totale në ekonomi arritën rekordin 32.5 për qind e prodhimit kombëtar. Rritja ishte e dyanshme edhe nga investimet e qeverisë të financuara me borxh, por edhe nga ato të privatëve. FMN: Të rritet taksa e sheshtë dhe kontributet
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se niveli aktual i taksave duhet riparë, me synim rritjen e një pjese të tyre lajmëroi e përditshmja “Shqip”, në numrin e ditës së dielë. Rriten cmimet e fruta perimeve në treg
Në tregun e lirë të fruta perimeve në kryeqytet, cmimet e prodhimeve bujqësore vendase janë rritur.
Lajmet kryesore
Borxhi, qeveria e mat vetë dhe del në rregull
Limitit ligjor i mungon mekanizmi i llogaritjes së pavarur për të qenë funksional
Presidenti Topi në "Sofrën Pukjane"
Ekonomi, bien investimet
Tryeza e drejtësisë, PD: Propagandë
Kanceri i gjirit, aktivitete sensibilizuese