Cani: Shqiperia do preket nga kriza ekonomike

Ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani rrezon argumentat se ekonomia shqiptare eshte pak e hapur ndaj ekonomise europiane dhe ky disfavor mund te kthehet ne avantazh te momentit.
“Ne do te prekemi nga pasojat e krizes, kjo eshte e padiskutueshme. Sistemi bankar ne Shqiperi perbehet ne 95% nga banka te huaja, qendrat e te cilave jane jashte dhe do preken dhe rrjedhimisht do preken edhe bankat tek ne. Nje tjeter element jane eksport-importet. Po u kufizua ekonomia do te kete renie te eksporteve nga Shqiperia. Gjithashtu jane edhe normat e interesit, te cilat jane rritur dhe ekonomia shqiptare do te ballafaqohet me nje treg te ri”, ka deklaruar Cani.
Ceshtja tani shtrohet se kur kriza do te preke Shqiperine dhe sa do te jene efeketet. Per te mos qene te papergatitur, ish-guvernatori i keshillon qeverise te mbaje nje kontigjence sipas nje skenari te mundshem te perfshirjes ne krize dhe jo sipas nje situate normale dhe te tregohet agresive.
“Kur paraprihet me sinjale qe mund te vije kriza, njerezit dhe institucionet behen konservatore, gje qe e thellon krizen, ne vend qe te tregohen agresive se si mund te bejne kete apo ate. Qeveria duhet te gjeje disa variante. Duhet te shohim nese ulen te ardhurat ne buxhet. Nese rritja ekonomike nuk eshte 6 por 7%, atehere nuk prekesh”, sqaron Cani.
Sipas ish-guvernatorit, kriza me shume se sa nje fenomen qe sjell humbje mbart me vete pasiguri se cfare duhet te ndodhe ne te ardhmen. Dhe pikerisht per kete arsye qeveria, por edhe institucione te tjera financiare duhet te injektojne tek publiku siguri me veprime konkrete.
“E gjithe biseda jone referohet per ekonomine shqiptare dhe klientet e bankave. Pyetja eshte, a do preken apo jo ata? Per momentin nuk ka shenja dhe klientet qe kane depozita ne sistemet bankare jane te sigurte. Nuk ka nevoje per panik”, ka shtuar Cani.