Svobotka: Pavaresi gjykatave dhe rritje ekonomike

Kryetari i Senatit te Republikes Ceke, Premysl Svobotka, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane, i ka bere te qarte qeverise se per integrimin e vendit ne strukturat evropiane eshte thelbesore pavaresia e gjyqesorit dhe plotesimi i standarteve ne fushen ekonomike.
“Liria e gjykatave eshte thelbesore per nje vend demokratik. Gjithashtu, duhet nje rritje e ndjeshme ekonomike ne menyre qe te plotesohen nevojat e shoqerise. Shteti duhet te krijoje kushtet e duhura per kete zhvillim”, ka pohuar Svobotka.
Me tej zyrtari cek ka shprehur mbeshtetjen e vendit te tij per proceset integruese te Shqiperise. “Viziten ne Shqiperi e konsideroj jo vetem si mbeshtetje per integrimin e vendit ne NATO dhe BE, por edhe si nje rast per shkembimin e eksperiencave. Republika Ceke eshte prej nje fare kohe anetare e NATO-s dhe BE-se dhe ka nje eksperience te frytshme”, ka shtuar Svobotka.