E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, kontroll ndaj Fazllic

Zyrtarisht Prokuroria e Pergjithshme deklaron se, emri i Damir Fazllic, biznesmenit boshnjak, nuk ka dale ne asnje prej hetimeve shqiptare, qofte edhe ne ceshtje te tjera te hetuara ne Shqiperi.

as verifikimeve te kryera per biznesmenin boshnjak, i cili rezultonte me te pakten kater firma ne Shqiperi, nuk rezulton te jete i dyshuar per ndonje prej elementeve te veprave penale te fushes ekonomike-financiare per te cilat shtetit boshnjak ka nisur ta hetoje.

Por burime te Prokurorise se Pergjithshme bejne te ditur se, pas momentit te aludimeve mediatike dhe te dhenave te fundit te bera publike, ka nisur nje verifikim i akuzave te ngritura ndaj tij.

Verifikimi ndaj tij per operacionet financiare qe ka kryer ne vendin tone ka nisur qe nga momenti i berjes publike te akuzave ndaj tij, si edhe lidhjet me biznesin ne Shqiperi.

Por grupi hetimor per shperthimin ne Gerdec, shpjegoi se emri i Fazllic, i cili u permend nga disa media shqiptare edhe si ndermjetesi mes Ministrise shqiptare te Mbrojtjes dhe shoqerise se Diverolit per tregtine e fishekeve, nuk ka dale nga asnje prej atyre qe jane marre deri tani ne pyetje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›