E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe në Serbi, protestë e opozitës

Nga Express më 04 shkurt 2011 në ora 16:00

Kreu i opozitës nacionaliste në Serbi, Tomisllav Nikoliq, ka premtuar se protesta anti-qeveritare e së shtunës do të jetë paqësore.

Organizatorët dhe policia kanë rënë dakord që 10 mijë policë të mbikqyrin protestën e fundjavës, në mënyrë që ajo të mos shndërrohet në të dhunshme, siç ka ndodhur në të shkuarën, tha Nikoliq.

Nacionalistët kërkojnë nga qeveria të përcaktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të thellimit të krizës ekonomike dhe rritjes së shkallës së varfërisë në vend. Qeveria i ka hedhur poshtë kërkesat e opozitës për zgjedhje para vitit 2012. (rel)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›