Nuk e tradhtova Interin

Leonardo ndihet i pastër. Trajneri brazilian thotë se nuk e ka tradhtuar Interin, pasi u nda befasisht nga kampioni i botës muajin që shkoi. Flitet se ish trajneri i Milanit mund t’i bashkohet klubit francez Paris Saint Germain, ku mund ta marrë postin e drejtorit sportiv.
“Nuk bëhet fjalë për një tradhti. Kur është arritur marrëveshja me Gasperinin, e kemi shkëputur kontratën. Nga ajo ditë jam i lirë të bëj çka të dua. Jam i lirë, siç kam qenë gjithmonë”, deklaroi Leonardo.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që të shkoj në PSG, por sot për sot nuk ka asgjë konkrete. Kam biseduar ditë më parë me pronarët e klubit, nuk e di se si do të shkojë në fund”, vazhdoi Leonardo.
Pronarin e Interit, Massimo Moratti, braziliani e konsideron si baba, pasi që kaloi mirë me të në periudhën prej 6 muajsh sa i udhëhoqi Nerazzurrët.