E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool mund ta lë stadiumin Anfield

Anfield Road mund të mos jetë më shtëpia e Liverpoolit. Reds mund të largohen nga stadiumi historik pas më shumë se 100 vjetësh. Pronarët e rinj të klubit thonë se renovimi i Anfield duket i vështirë, kështu që ata planifikojnë ndërtimin e një stadiumi të ri prej më shumë se 600 mijë ulësesh në Stanley Park. Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 12:19

Liverpool mund ta ndërrojë shtëpinë. Pronari kryesor, John Henry, ka thënë se renovimi i stadiumit Anfield Road nuk është i mundshëm. ‘Reds’ luajnë në Anfield që më shumë se 100 vjet, por ndërtimin e stadiumit të ri në Stanley Park e kishin premtuar ish pronarët Tom Hicks e George Gillett, që nuk e mbajtën fjalën.

Kur pronarët e Fenway Sports Group e morën nën kontrollin e klubit tetorin e vitit të kaluar, nuk e përjashtonin mundësinë që klubi të vazhdonte të luajë në Anfield, ashtu siç bën edhe ekipi i tyre i bejsbollit Boston Red Sox, i cili luan në shtëpinë historike Fenway Park.

Por, Henry e pranon se ekziston një numër vështirësish, si nga ato financiare, logjistike dhe pozita gjeografike, për ta rritur kapacitetin e Anfield në +60 mijë ulëse. “Anfield sigurisht do të jetë zgjedhja jonë e parë. Por, realiteti mund të na dërgojë diku tjetër. Ka disa pengesa”, ka shkruar Henry në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë flitet se po mendohet që të ndërtohet një vend i ri për stadiumin e gjigantit anglez. “Pozita e klubit në stadium mbetet e pasigurt dhe deri tash nuk është marrë ndonjë vendim. Ne vazhdojmë t’i ekzaminojmë të dyja opsionet, renovimin e Anfield dhe stadiumin e ri në Stanley Park”, thotë një zëdhënës i klubit.

Liverpool mund ta ndjekë rrugën e Manchester Cityt dhe Arsenalit, të cilat në vitet e kaluara kaluan në stadiume të reja. Flitet se Liverpoolit mund t’i kushtojë stadiumi i ri rreth 300 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›