Cannavaro nënshkruan marrëveshje të re me Real Madridin
Mbrojtësi italian Fabio Cannavaro pritet të nënshkruajë marrëveshje të re me kampionin e Spanjës, Real Madridin.Kapiteni i kombëtares italiane, është lidhur me një rikthim tek ish-klubi i tij, Napoli, por burimet nga qyteti i tij thonë se ai është pajtuar të vazhdojë kontratën e tij aktuale edhe për 12 muaj tjera.Reali ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm, por shenjat janë se Cannavaro do të vazhdojë të qëndrojë në La Liga edhe për sezonin e ardhshëm.