Vangjel Dule,dënon akuzat ndaj Bollanos

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule reagon për akuzat ndaj shoqatës "Omonia" dhe kryetarit të saj, Vasil Bollano. Dule u shpreh se "Deklaratat e fundit nxisin urrejtjen mes dy vendeve dhe dëmtojmë bashkëpunimin e mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Shqipëria ka marrë një rrugë integruese dhe të tilla ngjarje janë të tepruara". Vangjel Dule theksoi se sulmi ndaj Omonias dhe Bollanos është sulm ndaj fateve të demokracisë. Sipas kreut të PBDNJ-së, shoqata "Omonia" ka qenë e qartë në letrën e saj drejtuar qeverisë greke për ratifikimin e MSA-së". Kryetari i bashkisë së Himarës dhe njëkohësisht kryetari i shoqatës "Omonia", Vasil Bollano, ka dërguar një letër për ratifikimin e MSA-së me Shqipërinë nga parlamenti i Greqisë, duke e lidhur këtë me Vorio-Epirin.