Cannavaro pret oferta

Nga Express më 26 qershor 2011 në ora 19:09
Fabio Cannavaro nuk planifikon të pensionohet tani derisa spekulohet me transferim në Angli. Qendërmbrojtësi 37 vjeç është futbollist i lirë pasi u lirua nga klubi Al-Ahli në Dubai.
Skuadra e promovuar në Premierligë, Queens Park Rangers është përmendur si destinacion i mundshëm, ndërsa Cannavaro ende nuk ka njoftuar për synimet e tij gjatë kësaj vere, por bëri të qartë se nuk do të tërhiqet.
“Nuk kam vendosur se kur do të pensionohem. Jam i hapur për oferta”, tha Cannavaro për mediet italiane.