Turneu i Wimbledon avancon Rafael Nadal

Rafael Nadal ka hedhur një hap të rëndësishëm në objektivin për të ruajtur titullin kampion në Wimbledon, duke siguruar një biletë për në raundin e 16-të më të mirëve të turneut anglez. Numri një i botës mundi me vështirësi 3-0 me sete (7-6, 7-6, 6-0) tenistin nga Luksemburgu, Gilles Muller. Nadal u përball me saktësinë e kundërshtarit të tij në dy setet e para, por gjithsesi i mbylli me sukses ato.
Muller do të dorëzohej në setin final, i cili do të dominohej tërësisht nga Nadal që ka arshiovuar një tjetër sukses në turneun anglez. Asnjë surprizë edhe në ndeshjet e favoritëve të tjerë të turneut Wimbledon për meshkuj. Roger Federer ka siguruar kualfikimin pas fitores 3-0 me sete (6-4, 6-2, 6-4), ndaj tenistit argjentinas David Nalbandian.
Suksesi i rëndësishëm për zvicerianin, i cili kërkon të ngjitet sërish në krye të renditjes botërore. Një mision i vështirë për Federer, pasi të njëjtin sukses ka shijuar edhe Novak Djokovic. Tenisti serb, i cili mban vendin e dytë në klasifikimin botëroro mundi 3-1 me setet tenistin qipriot Marcos Baghdatis.
Edhe në turneun Wimbledon për femra, pasi biletat për në raundin e katërt kanë shkuar për favoritet e këtij kompeticioni. Numri një i botës Caroline Wozniacki ka mundur me lehtë 2-0 me stete debutuesen nga Australia Jarmila Gajdosova, ndërsa për në raundin e katërt të turneut anglez janë kualfikuar Serena Williams dhe Maria Sharapova. Tenistja amerikane fitoi ndaj Maria Kirilenkos, ndërsa tensitja ruse mundi lehtësisht 2-0 me sete patrionetn e saj Klara Zakopalova.
Nertan Prifti