Krkic: Nuk jam lojtar i Romës

Sulmuesi i ri spanjoll, Bojan Krkic, ka thënë se ai ende nuk është lojtar i Romës.
“Unë sapo e kam fituar Kampionatin Evropian U-21. Jam shumë i kënaqur dhe dua të festoj me bashkëlojtarët”.
“Nuk mund të them nëse kam kompletuar transferimin, ose jam lojtar i Romës”, tha Krkic për EFE.