Merkato ne Europe Kaka gati per rikthimin ne Serine A

Merkato e futbollit europian bëhet më e nxehtë, ndërsa një tjetër emër i madh vendoset në krye të listës së skuadrave gjigande të kontinentit të vjetër. Bëhet fjalë për Rikardo Kaka, i cili duket se ka bërë gati valixhet për t’u rikthyer sërish në kampionatin italian Seria A. Braziliani nuk bën pjesë në planet e Realit të Madridit, ndërsa klubi madrilèn ka si prioritet pikërisht shitjen e tij. Kaka u tranferua përpara dy sezonesh në Primera Divizion, por i kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shumta nuk arriti të ambjentohet në mënyrën më të mirë.
Problemeve të futbollistit iu shtua edhe raporti i tij me trajnerin Jose Mourinho, i cili nuk e konsideroi atë asnjëherë si titullar. Tani aventurës së brazilianit te Reali i Madridit duket se i ka ardhur fundi. Në Spanjë janë të sigurt, klubi madrilène ka vendosur edhe shifrën për Rikardo Kaka, i cili është vlerësuar me 30 milionë euro. Një shifër e lartë, por që nuk pengon skuadrat si Milan dhe Inter të kërkojnë shërbimin e tij. Dy rivalët e përjetshëm kërkojnë të fusin në organikën e tyre brazilianin për sezonin e ardhshëm, por në garë ka hyrë dhe Paris SG.
Francezët që kanë emëruar si drejtor teknik Leonardon, i cili ka një raport të shkëlqyer me Rikardo Kaka, por ky i fundit nuk mund t’i lejojë vetës një kampionat më të dobët se ai spanjoll apo italian. Në pritje të Rikardo Kaka, një tjetër emër ka turbulluar merkaton evropiane. Ai është Sergio Aguero. Talenti argjentinas do të largohet nga Atletiko e Madridit, ndërsa në ditët e fundit është afruar shumë me Juventusin, megjithëse skuadra si Chelsea apo Manchester City janë gati të hedhin shifra më të mëdha për sulmuesin.
Nertan Prifti