E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë kërkesa për Sissokon

Nga Express më 26 qershor 2011 në ora 20:55

Mesfushori i Toulouse, Moussa Sissoko është në bisedime me Lyonin, Liverpoolin, Newcastlen dhe Interin, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Bacary Sanogo. Reprezentuesi francez, Sissoko ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane.

“Lidhja me Lyonin është serioze, por nuk është e vetmja. Kemi zhvilluar bisedime edhe me Liverpoolin, Newcastlen dhe Interin. Javën e ardhshme, do të ketë diçka më konkrete. Prioritet i tij është një klub me projekt të madh sportiv”, tha Sanogo për Goal.com. Toulouse thuhet se kërkon 15 milionë euro për Sissokon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›