E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna më e ngarkuar në botë

 

Të gjithë duhet të kujtohen për një nënë e cila shokoi pak ditë më parë mjekët, pasi lindi plot tetë fëmijë të shëndetshëm. Lindja masive erdhi pas një trajtimi fertiliteti dhe vetë nëna e fëmijëve nuk kishte pritur që të kishte kaq shumë fëmijë. Deklaratën për këtë e ka bërë gjyshja e tetënjakëve, e cila tha për “Los Angelos Times” se “Vajza ime nuk e priste fare që trajtimi i pjellorisë do t’i sillte tetë fëmijë të tjerë. Rasti ndodhi në Kaliforni, ku edhe vetë mjekët e klinikës, ku gruaja po kryente trajtimin e fertilitetit, kishin parashikuar lindjen e shtatë fëmijëve. Tashmë mund të thuhet me plot gojën se në Kaliforni jeton nëna më e ngarkuar në botë, jo vetëm për faktin se tani ajo njëkohësish duhet të rrisë tetë foshnje, por kujdesit për ta duhet t’i shtohet edhe ai i gjashtë fëmijëve të tjerë që ka çifti. Kanë qenë familjarë të çiftit ata që kanë treguar për mediat amerikane se ajo është nënë edhe e gjashtë fëmijëve të tjerë, mes të cilëve edhe binjakë. Tetënjakët e lindur para kohe gëzojnë shëndet të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›