E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashethemet mbi çiftin Obama

 

Të gjithë në ShBA kanë nisur të diskutojnë mbi ardhjen në jetë të një tjetër fëmije të çiftit Obama. Ideja ka lindur nga njerëzit që merren me thashethemet më pikante të personave vip, të publikuara në gazeta dhe revista jo pak prestigjioze. një fjalë tërheq tjetrën dhe tani pritet një përgënjeshtrim apo konfirmim zyrtar, por deri tani asgjë. Kjo gjendje po gërryen kuriozitetin e shumë njerëzve dhe gazetarëve. Kanë mjaftuar vetëm pak kile më tepër, që të gjithë të diskutojnë se Zonja e parë amerikane pret një tjetër fëmijë. Në fakt deri më tani çifti nuk ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë në bisedat e zhvilluara me miqtë e tyre, ata thonë se mjaftohen me dy vajzat e këndshme Malia dhe Sasha. Nëse lajmi konfirmohet, Obama do të jetë një nga presidentët e rrallë amerikanë që ka sjellë në jetë fëmijë gjatë qëndrimit në Shtëpinë e bardhë. Para tij është bërë baba ndërsa qëndronte në Shtëpinë e Bardhë vetëm Grover Cleveland, në vitin 1893.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›