E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, debate të ashpra në Senat për paketën e ekonomisë

Presidenti Obama po i bën thirrje Kongresit të veprojë pa humbur kohë për miratimin e paketës masive të stimujve ekonomikë, duke paralajmëruar se çdo ditë vonesë do të thotë që një numër më i madh amerikanësh të humbin vendet e punës, kursimet dhe shtëpitë e tyre. Dje, në një takim në Senat, ligjvënësit demokratë dhe republikanë patën debate të ngarkuara me emocione pro dhe kundër paketës së stimujve me vlerën e 900 miliardë dollarëve. Udhëheqësit demokratë në Senat thonë se shpresojnë që paketa të miratohet sot të Senat. Presidenti Obama u kundërpërgjigj dje kritikave të ligjvënësve republikanë ndaj paketës së stimujve ekonomikë. Në një artikull të shkruar me ndjenjë, të publikuar dje në gazetën "The Washington Post", Obama i akuzonte kritikët e tij për injorimin e krizës së thellë ekonomike që ka përfshirë vendin dhe për nxitjen e "teorive të dështuara" sipas tij, se vetëm shkurtimi i taksave do t'i zgjidhë problemet ekonomike të Amerikës. Presidenti përsëriti të njëjtin mesazh në komentet e tij në Departamentin e Energjisë, duke u bërë thirrje republikanëve dhe demokratëve në Kongres të veprojnë në përshtatje me momentin në të cilin ndodhet vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›