E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello ende i beson Rooneyt

Selektori i Anglisë, Fabio Capello nuk ka humbur besimin te Wayne Rooney, pavarësisht përjashtimit të sulmuesit në barazimin 2-2 me Malin e Zi, të premten mbrëma.

Pavarësisht përjashtimit të panevojshëm të sulmuesit, mendimi i Capellos për Rooneyn mbetet i pandryshuar.

“Sigurisht, i besoj. Pse jo? Ai është futbollist shumë i mirë, shumë i rëndësishëm. Kur është në kulm, ai e bën dallimin. Për një kohë të gjatë, ai ka qenë futbollisti më i mirë i ekipit kombëtar dhe jam i sigurt se do të jetë i rëndësishëm edhe në Evropian”, tha Capello për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›