E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iliçiç, zëvendësues i Sneijderit

Mesfushori i Palermos, Josip Iliçiç është emri i parë që u shkon ndërmend drejtuesve të Interit në rast të largimit të Wesley Sneijderit, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Tuttosport.

Qëndrimi i mesfushorit holandez në Giuseppe Meazza për sezonin e ardhshëm është në dyshim serioz dhe Nerazzurrët tashmë kanë filluar të hulumtojnë tregun në kërkim të një zëvendësuesi.

Mesfushori slloven Iliçiç nuk është duke u aktivizuar si titullar nga trajneri i ri i Devis Mangia dhe mund të largohet nga klubi sicilian për ndonjë ofertë prej rreth 15 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›