E Shtunë, 31 Tetor 2026

Downing ndihet rehat në Liverpool

Stewart Downing ka thënë se ndihet shumë mirë në Liverpool, pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Aston Villa për rreth 20 milionë funte.

Mesfushori i majtë ka bërë tetë paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat dhe i ndihmoi ekipit të ngjitet në pozitën e pestë në Premierligë.

“Është lehtë të ndiheni rehat kur keni ndihmën e bashkëlojtarëve. Është klub i mirë me njerëz të mirë. Është një grup i mirë i futbollistëve dhe ata të gjithë më kanë ndihmuar”, tha Downing për magazinën LFC.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›