Ta mbyllim me nder kombetarja kuqezi ben bilancin

Kohë bilancesh për kombëtaren shqiptare, e cila përgatitet për ndeshjen e fundit në eliminatoret e Euro 2012 në grupin D. Të martën, skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe do të zbresin në “Qemal Stafa” kundër Rumanisë, ndrësa objektivi i vetëm është mbyllja me nder e këtyre eliminatoreve. Shqipëria vjen në këtë sfidë pas humbjes 3-0 në Francë, por futbollistët kuqezi përpiqen të gjejnë ato pak gjëra pozitive që treguan në “Park de Prince”, për t’i përdorur më pas në misionin për të mbyllur me fitore aventurën në eliminatoret e Euro 2012.
“Ne nuk jemi një ekip që të kemi 8 pikë në tabelën e klasifikimit, megjithatë është kjo ndeshja e fundit, me Rumaninë. Unë them që të luajmë sa më mirë. Është një ndeshje që luajmë përpara publikut tonë dhe pas 3 humbjeve, siç janë 2 me Francën dhe 1 me Luksemburgun, duhet të luajmë sa më mirë dhe të përqëndruar në Tiranë që ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Erjon Bogdani, sulmues i Kombëtares.
“Besoj dhe shpresoj që të gjithë të jemi të karikuar ku ndeshjen 6-1 e kemi në kujtesë. Do të kemi edhe futbollistët që na munguan në atë ndeshje. Kështu që shpresoj dhe besoj, me përkrahjen e tifozëve, ta mbyllim këtë eleminatore me një fitore”, tha Armend Dallku, mbrojtës i Kombëtares.
“Meqë është ndeshja e fundit e këtyre eleminatoreve dhe këto ndeshje zakonisht mbahen mend gjatë, shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj Rumanisë dhe siç e do dhe publiku, të marrim një rezultat pozitiv që ta mbyllim sa më mirë këtë kompeticion”, u shpreh Admir Teli, mbrojtës i Kombëtare.
Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet në Durrës, ndërsa për sfidën me Rumaninë, trajneri Kuzhe do të ketë në dispozicion edhe lojtarë si Bogdani apo Teli, të cilët rikthehen të gatshëm pas pezullimit për shkak të kartonëve.