E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello lë Rio Ferdinand, jashtë kombëtares

Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë, italiani Faboi Capello, nuk e ka ftuar mbrojtësin e Man Utd, Rio Ferdinand. Mbrojtësi veteran i cili ishte pjesë e stolit rezervë, në ndeshjen që ManUtd e fitoi kundër Arsenalit, tashmë është shëruar plotësisht.
 

Ferguson preferon dyshen angleze Jones-Smalling në mbrojtje, ndërsa ky vendim i Fergiet si duket po i kushton Ferdinandit edhe në kombëtaren angleze pasi që Capello ka ftuar në kombëtare pikërisht këtë dyshe, duke e lënë jashtë veteranin anglez. Anglia ka 2 ndeshje kualifikuese kundër Bullgarisë dhe përfaqësueses së Wellsit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›