E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modriç te Çelsi, Kaka te Totenhemi

Duket se janë të lidhura fatet e dy lojtarëve. Modriç është i vendosur që të shkojë te Çelsi dhe pas disa “jo”-ve të Totenhemit ndaj ofertave të Roman Abramoviçit, duket se ky i fundit e ka rritur pazaqrin në 40 milionë stërlina, shifër që ka bindur plotësisht klubin nga “Ëhite Hart Lane”. Por, nëse Modriç shkon te Çelsi, londinezët do të synojnë të veshin me fanellën e bardhë brazilianin Rikardo Kaka, që duket se deri më 31 gusht, ora 19:00, do të ketë gjetur përfundimisht një shtëpi të re dhe duket se Totenhemi është vendi i duhur, pasi Reali do ta lëshonte lojtarin vetëm te një skuadër që nuk militon në Champions.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›