E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto`o, kalon fundjavën në Paris

Futbollisti i ri i Rusisë, Samuel Eto`o ende nuk e ka parë qytetin e klubit të tij të ri Anzhi në Dagestan. Me të shënuar gol në ndeshjen e parë, ai ka shkuar në dhomën e zhveshjeve, është bërë gati dhe ka marrë një aeroplan për në Paris, ku dhe ka kaluar fundjavën.
 

Kamerunasi fiton 385.000 euro në javë dhe është lojtari më i paguar në historinë e futbollit. Klubi i tij Anzhi bën stërvitjet në Moskë, dhe shkon në Makhachkala vetëm për të zhvilluar ndeshjet. Republika e Dagestanit është një ndër territoret më të rrezikshme në Rusi.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›