E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas Boas: Chelsea dhe Liverpooli, do të ecin përpara

Trajneri i Chelseat, portugezi Andre Villas Boas mendon se fillimi i furishëm i dy ekipeve tw Manchesterit, ai i Utd dhe City nuk është një shenjë që ata mund të jenë favorit edhe për titull. Ai ka besim në skuadrën e tij që do të kaloj një sezon të shkëlqyeshëm por mendon se edhe Liverpooli do të jetë krahas ekipit të tij.
 

“Vërtet do të jetë një garë e fortë ku Chelsea dhe Liverpooli mund të ndalin hovin e ekipeve nga Manchesteri”, ka thënë Boas. Nga 3 javët e para në Premierligën angleze, Man Utd dhe Man City kanë mbledhur maksimumin e pikëve duke llogaritur edhe golavorazhin fantastik ku Man Utd ka shënuar plot 13 gola nga 3 ndeshje ndërsa Man City 12 gola nga po kaq ndeshje
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›